Sulmohet fizikisht Agim Ademi i FFK-së, pësoi lëndime trupore

1 min read

Është sulmuar fizikisht Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndim trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për rtv21, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se ka nisur hetim lidhur me rastin.

“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka deklaruar Ahmeti për rtv21.tv

Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë, rasti po hetohet./21Media