Sulmohet fizikisht një 25 vjeçar në Shtime, tre të arrestuar

Policia e stacionit në Shtime ka raportuar se një person i moshës 25 vjeç është sulmuar fizikisht nga tre të tjerë të dyshuar.
N.A/44 vjeç, A.A/23 vjeç, A.A/21 vjeç kanë janë arrestuar për rrahje të D.A.
25 vjeçari fillimisht ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas në Qendrën Emergjente në Ferizaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Rreth orës 22:00 janë identifikuar të dyshuarit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button