Sulmohet me gurë dhe frikësohet një familje shqiptare në Medvegjë
Një familje shqiptare në Medvegjë është sulmuar me gurë, kështu bëri të ditur deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të monitorojë situatën në fjalë.
”Partia për Veprim Demokratik dënon kategorikisht aktet e dhunës dhe frikësimit të familjes së Ruhan Muharremit në Medvegjë. Një grup i panjohur ka kryer akte vandalizmi duke hedhur gurë dhe mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre. Ne kërkojmë që autoritetet e sigurisë të ndërhyjnë menjëherë për të ruajtur rendin dhe qetësinë dhe për të siguruar që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos jenë të ekspozuar ndaj abuzimeve dhe tmerreve të tilla. Gjithashtu, ftojmë Bashkësinë ndërkombëtare të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë situatën e sigurisë me kujdes, sidomos në Luginën e Preshevës’, ka shkruar Kamberi në Facebook./21Media