Sot, rreth orës 13:50, në oborrin e Gjykatës Themelore në Prizren nga një grup protestuesish është sulmuar vetura e Njësisë për Përcjelljen e të Burgosurve e Burgut të Sigurisë së Lartë, e cila po barte të burgosurin, D.T.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, stafi me të burgosurin janë evakuuar nga ana e policisë dhe janë dërguar në brendi të Stacionit Policor pa ndonjë lëndim, ndërsa vetura e NJPB-së ka pësuar disa dëmtime./21Media