Një person me Covid-19 nuk i është përmbajtur masës së vetizolimi në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë, ai është parë në rrugë, ku është sulmuar nga disa persona të panjohur, shkruan rtv21.tv.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur”, ka bërë të ditur policia.

I njëjti është dërguar në QKUK ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda./21Media