Një shofer autobusi në jug-perëndim të Francës ka mbetur në koma, pasi raportohet se u sulmua nga pasagjerët të cilët refuzuan të përdornin maska për parandalimin e infektimit nga koronavirusi.

Shoferi në Bayonne kishte refuzuar të lejojë disa persona, të cilët nuk kishin biletë dhe nuk po mbanin maska të hipnin në autobus të dielën natën, tha një buri mi policisë për agjencinë e lajmeve AFP.

Burri, i cili është në të 50-at e tij, ka pësuar lëndime të rënda në kokë pasi u grushtua, transmeton rtv21.tv.

Lidhur me këtë rast pesë persona janë arrestuar.

Mbajtja e maskave janë të detyrueshme në transportin publik në Francë.

Shërbimet rajonale të autobusëve janë ndërprerë punën pasi shoferët nuk pranojnë të punojnë pas incidentit./21Media