Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht nje fëmijë.

Rasti ka ndodhur të enjtën rreth orës 11:00 në Ferizaj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare”, ka konfirmuar policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas policisë rasti vazhdon të hetohet./21Media