Një grua u sulmua seksualisht në Ferizaj.

Rastin në polici e ka raportuar viktima të enjtën rreth orës 17:25.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka arritur që të largohet dhe se nuk ka pësuar lëndime.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar./21Media