Sulmoi fizikisht dy persona me shufër metali, u arrestua i dyshuari
11 Korrik 2020
Policia sot informoi se dje në Lagjen 29 në Fushë Kosovë ka arrestuar një burrë.
Arrestimi është bërë sepse i dyshuari, pas një mosmarrëveshjeje i kishte sulmuar fizikisht me shufër metali dy persona (një femër dhe një mashkull, të dy kosovar/e), të cilit kishin pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media