Sulmoi fizikisht ish-bashkëshorten, u arrestua i dyshuari

 

Policia informoi se dje në Prishtinë u arrestua një i dyshuari mashkull kosovar, i cili e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij.

“Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, por edhe të dyshuarit pasi është ankuar se ishte sulmuar nga bashkëshortja.”, informoi sot policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button