Një person u arrestua sot në qytetin e Gjakovës, pasi sulmoi qyetarët me thikë dhe shufër hekuri. Rastin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili bëri të ditur se i dyshuari kishte probleme mentale.

“Nga ca qytetar, nga linja emergjente 192 Stacioni policor -Gjakovë është informuar se ne rr. “UÇK” -e gjendet nje person i cili posedon mjete te rrezikshme ne dorë si thikë dhe shufër hekuri. Me te arritur ne at lokacion policia ka takuar personin e dyshuar i cili kishte qen ne mes te rrugës, duke share fyer dhe kërcënuar kalimtaret e rastit, patrulla policore edhe përkundër urdhërave verbal drejtuar te dyshuarit për te hudhur mjetet e rrezikshme nga dora, ai vazhdonte te behej edhe me agresiv, me q’rast sulmon policet me shufër dhe thikë, kundër tij eshte përdorur sprey, dhe i dyshuari eshte arrestuar, i njejti kishte probleme mentale.”, informoi Xhurkaj për rtv21.tv

Sipas zëdhënësit të Policisë, të dyshuarit i është dhënë tretmani mjekësor dhe është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë për tretman të mëtejmë.

“Me vendim prokurori te dyshuari i eshte shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.”, bëri të ditur më tutje Xhurkaj./21Media