Prokuroria Publike Themelore Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi të moshës 70 vjeçare, i cili akuzohet për vepër penale “sulm seksual ndaj një fëmijë nën moshën 14 vjet” sipas Kodit penal.

I akuzuari më 7 tetor, në rrugën “Indira Gandi” Shkup ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me një vajzë 10 vjeçare. Në atë moment, ai është vënë re nga një person tjetër, i cili e ka shtyrë në tokë të akuzuarin, kështu që i akuzuari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Pas ngjarjes së tillë personi në fjalë për një periudhë kohore nuk ka qenë i kapshëm për autoritetet e ndjekjes, thonë nga Prokuroria, por më 29 tetor i akuzuari është arrestuar dhe ka filluar të mbajë masën e caktuar për paraburgim nga gjykatësi i procedurës paraprake. Me aktakuzën, prokurori kompetent deri te Gjykata Themelore Shkup ka dorëzuar propozim për vazhdim të masës së paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes dhe dyshimit se përsëri mund ta kryeje veprën e njëjte për të cilën akuzohet, njoftojnë nga Prokuroria./TV21