Sulmoi vëllain dhe prindërit, arrestohet 21 vjeçari

 

Mbrëmë rreth orës 23:10, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin D.A. (21) nga Tetova, i cili gjysmë ore më herët e kishte sulmuar fizikisht vëllain dhe prindërit e tij në shtëpinë e tyre.

I njëjti është ndaluar në Stacionin policor Tetovë, për pastrimin dhe dokumentimin e rastit, shkruan TV21./21Media

Back to top button