Sulmuan me thikë një person, arrestohen tre të mitur në Istog

Tre të mitur janë arrestuar pasi kanë sulmuar me thikë një person.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, deri te rasti dyshohet se erdhi për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme.
I dëmtuari ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button