Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj katër të pandehurve për sulm fizik ndaj zyrtarëve policor.

“Me datë 13.06.2020, në bashkëkryerje sulmojnë personat zyrtar të Policisë lidhur me detyrat zyrtare duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me këto veprime të pandehurit F.K, A.K, T.K, dhe L.R dyshohet se kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar, për çka me qëllim të sigurimi të prezencës së tyre në procedurë të mëtejme iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.”, thuhet në njoftim./21Media