Luis Suarez nuk do të bashkohet me Juventusin sipas RAC1. Sulmuesi uruguajan refuzoi propozimin nga mbretërit e Serisë A këtë të martë dhe tani do të shqyrtojë mundësi të tjera, përcjell portali rtv21.tv

Arsyeja pse Suarez që refuzon lëvizjen është sepse ai nuk mund të arrijë shtetësinë italiane para 6 tetorit dhe, si i tillë, nuk do të ketë të drejtë të luajë në Ligën e Kampionëve. Sipas RAC1, kjo është arsyeja pse Suarez tani po kërkon një klub tjetër.

Nuk ka asnjë mundësi që Suarez të qëndrojë te Barcelona.

Tani, si Barça ashtu edhe Suarez do të duhet të studiojnë opsionet e tjera në dispozicion dhe të gjejnë një zgjidhje që funksionon për të gjitha palët./21Media