Sulmuesi i Parmas, Gervinho, ka konfirmuar sot se ai ishte shumë afër kalimit te Interi gjatë afatit kalimtar veror.

Ish-sulmuesi i Arsenalit, mund të bashkohej me “Neroazzurrët” si pjesë e shkëmbimit me Pinamontin, por Interi dhe Parma dështuan të arrinin një marrëveshje në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

“Isha shumë afër t’i bashkohesha Interit, një klub të cilin e respektoj, por jam i pakënaqur. Jam i lumtur të qëndroj te Parma dhe jam i lumtur këtu. Nëse do të luaja për Interin, do të ishte një avantazh për mua dhe karrierën time, por është mirë. Të lidhesha me Interin, ishte një krenari për mua.”, tha Gervinho.