Suma shpreson që në rivotim të mos ketë presione mbi votuesit

Kanidati i pavarur për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka reaguar pasi PZAP-ja mori vendim që kjo komunë të shkojë në rivotim.
Ai ka thënë se gjatë rivotimit shpreson të mos ketë presione dhe ndikim te votuesit ashtu siç ndodhi më 17 tetor.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur sot që të anulojë zgjedhjet për kryetar të  Komunës në Hanin e Elezit.
“Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP-it.

 

Back to top button