Aktorja e njohur, Yildiz Çagri Atiksoy e cila në Kosovë u bë e njohur me rolin e ”Sunës” te seriali “Kampioni” është pjesë e pandashme mediave roze në Turqi, shkruan rtv21.tv

Për aktoren 34-vjeçare së fundmi është shkruar për një lidhje të dashurisë me modelin dhe aktorin turk, Berk Oktay.

Dyshja së bashku ishin pjesë e një seriali, ku thuhet se aty edhe filloi gjithçka mes tyre.

Seriali “Kampioni”  ka një temë mjaft interesante dhe prekëse. Kujtojmë se, seriali transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./21Media