Sunak: Mendimet e mia janë me të plagosurit dhe të dashurit e atyre që kanë humbur jetën

(lajm i përditësuar)

Sunak: Mendimet e mia janë me të plagosurit dhe të dashurit e atyre që kanë humbur jetën

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka reaguar pas sulmit, duke e quajtur tronditës. Sunak tha se mendimet e tij janë me të plagosurit, me familjen dhe të dashurit e atyre që kanë humbur jetën.

“Dua të falënderoj policinë dhe shërbimet e urgjencës për reagimin e tyre të vazhdueshëm ndaj incidentit tronditës në Nottingham këtë mëngjes. Unë jam duke u përditësuar për zhvillimet. Policisë duhet t’i jepet kohë për të ndërmarrë punën e saj. Mendimet e mia janë me të plagosurit, me familjen dhe të dashurit e atyre që kanë humbur jetën”, shkroi Sunak në Twitter.


Angli: Sulm me furgon, tre njerëz goditen për vdekje

Një 31-vjeçar është arrestuar në Nottingham të Anglisë, pasi dyshohet se ka goditur për vdekje tre persona, në dy lokacione të ndryshme.

Nga sulmi i tij po ashtu kanë mbetur të lënduar tre persona të tjerë.

I njëjti ka kryer sulmin rreth orës 4 të mëngjesit, fillimisht duke goditur me furgonin e tij dy persona, e më pas duke goditur edhe një tjetër në një rrugë afër, raporton BBC, përcjell rtv21.tv.

Ai për momentin po mbahet në paraburgim. /21Media

 

Back to top button