Sunjok: Marrëveshja gjithëpërfshirëse do t'i zgjidhë çështjet e hapura Kosovë-Serbi

Sunjok: Marrëveshja gjithëpërfshirëse do t’i zgjidhë çështjet e hapura Kosovë-Serbi

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Sunjok, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është temë e hapur për të cilin duhet të flitet në Bruksel në kuadër të marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë. Në një konferencë për media, pas takimeve me udhëheqës të Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut, Sunjok,  deklaroi se BE-ja i kushton vëmendje të posaçme veriut të Kosovës dhe zhvillimit të kësaj pjese, derisa ka shtuar se BE-ja është duke e lehtësuar dialogun./21Media