‘Sunny Hill 2020’ shtyhet për vitin e ardhshëm
22 Maj 2020
Edicioni i sivjetmë i festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë është anuluar për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga ana e vetë organizatorëve të festivalit.
“Me keqardhje ju informojmë se ‘Sunny Hill Festival 2020’ nuk do të zhvillohet këtë gusht, për shkak të krizës globale të shkaktuar nga COVID-19. Shëndeti dhe siguria e pjesëmarrësve të festivalit, stafit tonë, partnerëve, artistëve tanë, miqve dhe komuniteteve të përgjithshme të festivalit është më shumë rëndësi për të gjithë ne”, thuhet në njoftim.
Organizatorët në fund nuk harruan të bëjnë thirrje për të gjithë qytetarët që të kujdesen për veten në kohë të kësaj pandemie globale. /21Media