Për çiftin e njohur të showbizit, Gjikon dhe Elitën, dje ka qenë një ditë e shumë veçantë, kjo sepse ata festuan ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Zërit.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar urimet nga prindërit për Zërin.

“Urime ditëlindjen Zëri jonë edhe 100 tjera me plot shëndet e lumtuni të don babi e mami shumë”, ka shkruar reperi Gjiko në Instagram teksa ka treguar për fotografive dhuratat që ka marrë Zëri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy)

“Urime ditëlindjen Zëri i nanës. Kurrë nuk do ta harroj momentin kur të mora në krahët e mi. Ti më mësove dashurinë pa kushte, dashurinë e pastër, dashurinë e pashtershme. Ti me dhe epitetin nënë o gëzimi im i parë! Për mu ti je arritja më e madhe e jetës, sakrifikova gjithçka nga karriera ime që të kujdesesha në mënyrën më të mirë për ty, e ti sot po feston 2 vjetorin e lindjes! Nuk uroj më asgjë për jetën, uroj vetëm shëndetin tënd! Të do nani dhe babi!”, ka shkruar Elita krahas video së publikuar në rrjetin social Instagram./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi)