Super goli i Xhakës ia siguron Arsenalit fitoren e radhës në Ligën e Evropës 

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Arsenalit dhe asaj të PSV-së, ku tre pikët i kanë siguruar nikoqirët.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin”Emirates”, Arsenali e ka regjistruar fitoren e radhës në Ligën e Evropës, duke e mposhtur 1:0 skuadrën e PSV-së.
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ishte heroi i “Topçinjve” në këtë ndeshje, pasi ia siguroi fitoren Arsenalit me golin e tij në minutën e 71’.
Me pikët e reja, Arsenali kryeson Grupin A me 12 pikë, krahas holandezëve të PSV-së që renditen në pozitën e dytë me shtatë pikë të arkëtuara.
Rezultati final, 1:0 në favor të Arsenalit.

Back to top button