Spektakël në Kosovë, fitore e thellë!

Spektakël në Kosovë, fitore e thellë!

Kombëtarja e Kosovës ka fituar bindshëm ndaj Azerbajxhanit, me rezultat përfundimtar 4:0.

Për Kosovën, Arbër Zeneli shënoi tre gola në minutat: 2, 50 dhe 76-të të ndeshjes, gol shënoi edhe Amir Rrahmani në minutën e 61-të.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të Ligës së Kombeve, të Grupit të 3-të të Ligës D, shkruan rtv21.tv

Kosova përfundon aventurën në Ligën e Kombeve si kryesuese e grupit, me një golaverazh +13, më i miri jo vetëm në grupin e tyre, por në të gjitha ligat./21Media