“Super Mario 64” shitet në ankand për një çmim shumë të lartë
Një kopje e videolojës “Super Mario 64”, është shitur për më shumë së 1.5 milionë dollarë, duke thyer kështu rekorde.
Shtëpia e ankandeve bëri të ditur se kishte më pak se pesë kopje të së njëjtës në gjendje të mirë.
Ndërkohë, origjinali i Nintendo Entertainment System (NES) u shit për 870.000 dollarë duke e bërë atë lojën më të shtrenjtë në botë.
Një kopje tjetër e “Super Mario 64” në të njëjtën ankand me një vlerësim 9.6 A ++ u shit për 13,200 dollarë.
Por, kopjet më të rralla të lojërave më të njohura tërheqin më shumë oferta.
“Super Mario 64” ishte loja më e shitur për sistemin “Nintendo 64” dhe shihet gjerësisht si një lojë e rëndësishme në historinë e lojërave video. Ajo shënoi lëvizjen e parë të Marios në tre dimensione.
“Heritage Auctions”, kompania që qëndron pas shitjes, u befasua me çmimin e madh që tërhoqi kjo videolojë./21Media