Super program i RTV21 në pritje të vitit 2021
30 Dhjetor 2020
Festoni vitin e ri bashke me Radiotelevizionin 21.
Tash e sa ditë ekipet e RTV21 janë në krye të punës për të sjell për ju një program të pasur për natën e ndërrimit të moteve. Viti 2021 do të jetë viti i Radiotelevionit 21, sepse ashtu rimon dhe kjo kompani mediale ka bërë përpjekjet maksimale që ta presë gëzueshëm e hareshëm vitin e shpresës për të gjithë botën.
Muzikë, argëtim e shumë befasi ju presin që nga mëngjesi i 31 dhjetorit e për të vazhduar disa ditë radhazi.
Një takim në Radiotelevizionin 21, një program i mrekullueshëm që bëri bashkë njerëz me energji të mirë e të cilën do ta transmetojnë te të gjithë shikuesit e Programit Festiv të RTV21 në pritje të Vitit të Ri 2021./21Media