Milot Rashica sonte ishte heroi i Werder Bremen, pasi ia siguroi fitoren klubit gjerman për ballë Schalke 04

Milot Rashica sonte ishte heroi i Werder Bremen, pasi ia siguroi fitoren klubit gjerman për ballë Schalke 04

Ndeshja e zhvilluar në javën e 25-të Bundesligës, përfundoi me rezultat 4-2, dy gola i realizoi Rashica dhe po ashtu një penallti u fitua pas një asisti profesional nga Rashica.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët me golin e shënuar nga Embolo (26’), por pas pak minutash erdhi përgjigja e përfaqësuesit të Kosovës, Milot Rashica (31’), i cili barazoi shifrat. Rashica pati një pasim shumë të mirë drejtë portës kundërshtare, ku u akordua penallti, të cilën e konkretizoi në gol kapiteni Kruse (51’).

Rashica doli sërish në skenë, duke shënuar golin e tretë (73’). Mysafirët zbuten epërsinë e kundërshtarit me golin e shënuar sërish nga Embolo (85’). Derisa mysafirët luftonin për të barazuar rezultatin, Harnik shënoi golin e katër në minutat shtesë.

Rashica në këtë edicion ka shënuar 6 gola për Bremenin, transmeton KosovaPress.

Bremen mban pozitën e 8-të me 36 pikë, kurse Schalke është në pozitën e 14-të me 23 pikë.