I pandalshmi Besart Berisha shënon sërish

I pandalshmi Besart Berisha shënon sërish

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha po vazhdon duke treguar formë të lartë me skuadrën e tij Melbroune. Ai ishte njeri ndër protagonistët e fitores së radhës së Melbroune Victory.

Melbroune shënoi fitore kundër Ws Wanderers me rezultar 3 me 1 duke u rikthyer te fitorja pas humbjes që ia shkaktoi skuadra e Perth Glory në xhiron e kaluar.

Besart Berisha shënoi golin në minutën e 45 nga penalltia gol që rriti avantazhin e skuadrës vendase në 2 me 1 .

Kjo fitore e ngrit Melbroune Victory në vendin e tretë, me një pikë më shumë se sa vendi i katërt, ndërsa ky gol nga penalltia ishte goli i 13-të për sulmuesin kosovar këtë sezon.