Superkompjuteri japonez Fugaku, sistem ky të cilin e zhvilluan Instituti japonez për zhvillime Riken dhe Fujitsu në Kobe, Japoni, u vlerësua në krye të listës së 500 superkompjuterëve në botë. Këtë e bënë të ditur sponsorizusit e tij në një njoftim për media.

Kjo teknologji vjen nga kompania Architecting a Smarter Wold (Arkitekting e Smarter Uorlld), me seli në Britani të Madhe, por që zotërohet nga kompania japoneze, Softbank.

Kompjuterë të tillë, qeveritë i shfrytëzojnë për testimine virtuale të armëve. Ata po ashtu shfrytëzohen  për studime bioteknologjike dhe modelim të sistemit të klimës.

Superkomjuteri Fugaku do të shfrytëzohet për studime të tilla si pjesë e programit teknologjik japonez Society 5.0 (Sosajeti fajv point ziro).

Përgjegjësi ekzekutiv i Fujitsu-së, Naoki Shinjo në një deklaratë për media ka thënë se shpreson se Fugaku do ta dëshmojë vetën për efikasitet në aplikimet reale.

Superkompjuteri Fugatu, këtë listë e kyreson për here të parë pas nëntë vite vlerësimesh.

Ai po ashtu u vlerësua edhe në tri kategori të tjera, si për matje të performancave në metoda kompjuterike për shfrytëzim industrial, për inteligjencë artificiale dhe analizim të të dhënave. /21Media