Unioni Evropian i Futbollit (UEFA) ka mbajtur një video-takim me sekretarët e përgjithshëm të 55 anëtarëve për kthimin e mundshëm gradual të tifozëve.

Sipas deklaratës, UEFA po bashkëpunon me qeveritë e të gjitha vendeve dhe ekipet shëndetësore për këtë çështje dhe përfundimi i përbashkët është se është e nevojshme të zbatohen masa maksimale higjieno-sanitare, në mënyrë që të garantohet shëndeti i të gjithë të pranishmëve para kthimit të tifozëve.

Përfundimet nga takimi do të bëhen të ditura në ditët në vijim, por UEFA beson se është herët për rikthimin e tifozëve në fillim të shtatorit në ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe propozimi është që “ndeshja pilot” për kthimin e tifozëve, në numra të zvogëluar, të jetë Superkupa evropiane në Budapest më 24 shtator./kp