Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet tjera të ditës së sotme në Superligën e Kosovës, të vlefshme për xhiron e pestë.

Skuadra e Ballkani e ka shkatërruar me goleadër Drenicën. Rezultati final ishte 5-0 për skuadrën e trajnerit Ismet Munishi.

Daku dhe Thaçi realizuan nga dy gola, kurse me një gol kontribuoi Prekazi.

Në ndeshjen tjetër mes Prishtinës dhe Llapit rezultati ishte i barabartë dhe nuk pati gola (0-0).

Ndërsa më herët ishte zhvilluar ndeshja mes Feronikelit dhe Dritës ku triumfues doli skuadra nga Gjilani me rezultat 1-2.