Florentino Perez ka dhënë një intervistë për gazetën franceze “L’Équipe” në të cilën ai shpjegon projektin e tij të Superligës, pikërisht në momentin kur duket se po prishet me raportet e fundit se Chelsea dhe Manchester City po largohen nga kjo garë, diçka që duket se nuk e shqetëson presidentin e Real Madridit.

Në pyetjen e gazetarët se a jeni i shqetësuar se klubet do të largohen nga Superliga?, Florentino u përgjigj:

“Jo. Situata është aq serioze sa të gjithë ranë dakord ta kryejnë këtë projekt dhe të kërkojnë një zgjidhje. Askush nuk bëri presion.”

A jeni i shqetësuar se projekti juaj nuk do të jetë i suksesshëm?:

“Ne besojmë se kjo është për të mirën dhe se është përgjegjësia jonë për futbollin. Ne jemi të gatshëm të flasim me të gjithë për të shpëtuar këtë sport.”, deklaroi Perez.