Xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës vazhdon sot edhe me dy ndeshje të tjera mjaftë interesante pas atyre që u zhvilluan dje ndërmjet Arbërisë dhe Prishtinës si dhe Drenicës dhe Besës së Pejës.

Ndërsa sot, me fillim nga ora 16:00, në Suharekë zhvillohet sfida tejet interesante ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit që mbajnë pozitat tre dhe katër në renditjen tabelare.

Në po të njëjtën orë, zhvillohet edhe sfida tjetër ndërmjet Llapit dhe Gjilanit.