Dje është mbyllur xhiro e 32 në Superligën e Kosovës, ku në garën drejt titullit, Prishtina dhe Drita e vazhduan me fitore. Ndërsa, Ballkani pësoi humbje nga skuadra e Drenicës.

Prishtina mori kreun e tabelës pasi që mposhti Llapin në udhëtim me rezultat 3:1. Kurse, Drita iu rikthye fitores, duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 3:1. Kurse, Ballkani u ndal nga Drenica, ku u mposht si mysafirë me rezultat 2:1.

Pas 32 xhirosh, tabela kryesohet nga skuadra e Prishtinës me 69 pikë, që ka një më shumë se Drita që zë vendin e dytë. Ndërsa, top 4 e mbyllin Ballkani me 67 pikë dhe Gjilani me 47 sosh.

Në anën tjetër, Feronikeli me 35 pikë, Arbëria me 33 sosh dhe Besa që zë vendin e fundit me vetëm 12 pikë, janë skuadrat që gjenden në zonën e rrezikut në tabelë.

Më poshtë mund të gjeni ndeshjet e mbetura të Prishtinës, Dritës dhe Ballkanit në garën për titullin e Superligës së Kosovës.

Prishtina (Vendi i parë, 69 pikë):

Besa Pejë (Mysafir), Feronikeli (Vendas), Gjilani (Mysafir), Ballkani (Vendas)

Drita (Vendi i dytë, 68 pikë):

Gjilani (Mysafir), Ballkani (Vendas), Drenica (Mysafir), Arbëria (Vendas)

Ballkani (Vendi i tretë, 67 pikë):

Arbëria (Vendas), Drita (Mysafir), Trepça ’89 (Vendas), Prishtina (Mysafir).