Sot zhvillohen dy takimet e radhës të xhiros së dytë të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, aty ku kampionia aktuale dhe kryesuesja, Drita, do të jetë nikoqire e Trepçës’89.

Nikoqirët, pas fitores ndaj Llapit, tani synojnë edhe trepikëshin e radhës.

Në anën tjetër, Drenica e pret Besën në “Bajram Aliu”. Të dyja takimet fillojnë nga ora 13:00.