Superliga e Kosovës  do vazhdojë në mesjavë ku do të zhvillohet java e 31,

Tashmë, jemi në fazën e fundit të kampionatit, fazë në të cilën lufta për titull të kampionit po bëhet edhe me interesante, ani pse në çdo javë dyshohet për kurdisje të ndeshjeve.

Katër ndeshje do zhvillohen ditën e mërkure, ku spikat ndeshja në Suharekë ndërmjet Ballkanit dhe Llapit.

Interesant pritet të jetë edhe ballafaqimi në kryeqytet mes Prishtinës dhe Trepçës ’89.

Më poshtë i gjeni çiftet komplete të xhiros 31-të dhe klasifikimin:

E marte, 27.04.2021

Feronikeli – Arbëria 15:00

E mërkure, 28.04.2021

Prishtina – Trepça ‘89 15:00

Gjilani – Drenica 15:00

Ballkani – Llapi 15:00

Besa – Drita 15:00.