Vazhdon sot programi i ditës së shtune me tre ndeshje interesante në kuadër të Superligës së Kosovës.

Me fillim nga ora 13:00 startojnë tre ndeshje të parapara për sot, ku Besa e pret në shtëpi skuadrën e Dritës, Arbëria është në udhëtim tek Feronikeli dhe përballja e fundit i takon Gjilanit e Drenicës.

Orari i ndeshjeve të ditës së sotme është i bashkangjitur më poshtë.

FC Besa (10) – Drita (2), 13:00 (Shahin Haxhi-Islami)

Feronikeli (8) – Arbëria (6), 13:00 (Rexhep Rexhepi Stadium)

Gjilani (3) – Drenica (4), 13:00 (Gjilan City Stadium).