Xhiro e 22-të në Superligën e Shqipërisë vazhdon sot me disa ndeshje interesante.

Këtë xhiro do ta hap ndeshja mes Apolonia Fier dhe Partizanit, ndërsa ndeshja më interesante e këtij programi do të jetë mes liderit Vllaznisë dhe vendit të tretë Teutës.

Pas 21 ndeshjeve, Vllaznia kryeson tabelën me 41 pikë, ku lë pas skuadrën e Partizanit me tre pikë më pak, dhe Top 4 e përmbyllin Teuta me Laçin që ndajnë pikët e njëjta, respektivisht nga 37 pikë.

Në zonën e rrezikut gjenden Bylis, Apolonia Fier dhe Skënderbeu. Bylis gjendet në vendin e tetë me 18 pikë, katër më shumë se vendi i nëntë, Apolonia e Fierit, dhe Skënderbeu pozicionohet i fundit në tabelë, me vetëm 13 pikë të arkëtuara.

Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë e gjeni të bashkangjitur më poshtë:

13:00 Apolonia Fier (9) – Partizani (2) (Stadiumi Loni Papuciu)

13:00 KF Tirana (6) – Bylis (8) (Stadiumi Selman Stërmasi)

13:00 Skënderbeu (10) – Kastrioti (7) (Stadiumi i Skënderbeut)

16:00 Kukësi (5) – Laçi (4) (Stadiumi Zeqir Ymeri)

16:00 Teuta (3) – Vllaznia (1) (Stadiumi Niko Dovana).