Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka përshëndetur qëndrimin e kampionit francezë Paris Saint-Germain për mos përfshirje në Superligën Evropianë të krijuar nga 12 klubeve nga Italia, Anglia dhe Spanja.

Presidenti Macron ka deklaruar se është i kënaqur që PSG, të cilët janë të dytët në Ligue 1, nuk ishin në mesin e 12 anëtarëve themelues të kësaj gare të re.

“Presidenti mirëpret pozicionin e klubeve franceze që refuzuan të marrin pjesë në një projekt që kërcënon parimin e solidaritetit dhe meritës sportive.”, ka thënë për “RMC” një zëdhënës i qeverisë franceze.