Superliga në futboll rikthehet me përballje interesante të xhiros së 27-të

Fundjava pritet të sjellë emocione të mëdha në futboll, ku do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës, ku çdo pikë ka peshë të madhe si në garën për titull, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

Në këtë xhiro të shtunën janë programuar tri ndeshje, derisa të dielën do të zhvillohen dy të tjera, të gjtha këto ndeshje pritet të fillojnë nga ora 15:00.

Të shtunën, Llapi pret në Podujevë, ekipin e Ferizajit në një duel ku vendasit synojnë të shfrytëzojnë terrenin për të marrë tri pikë të rëndësishme, ndërsa mysafirët do të tentojnë të befasojnë.

Ndërkohë, në Suharekë, Ballkani përballet me Dukagjinin, ndeshje kjo e cila zhvillohet në Stadiumin e Qytetit, në Suharekë.

Përballje tjetër interesante gjatë të shtunës do të zhvillohet në mes Prishtinës së Re dhe Gjilanit, me të dy skuadrat që synojnë të marrin pikë për objektivat e tyre sezonale.

Ndërkaq, të dielën në Gjilan, Drita si lidere përballet me Malishevën, kjo sfidë pritet të jetë e fortë, me vendasit që tentojnë të mbesin në garë për kreun e tabelës.

Në një ndeshjet tjetër, e cila do të zhvillohet në Skenderaj, Drenica pret Prishtinën.

Këto ndeshje prite të sjellin spektakël, rivalitet dhe tension në çdo stadium.

Back to top button