Java e 26-të do të mbyllet me tri ndeshje që do të zhvillohen sot në IPKO Superligë.

Vëmendja më e madhe është në derbin rajonal Llapi – Prishtina që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Ballkani udhëton te Ferizaj ku pikët janë jetike për të dyja skuadrat.

Suharekasit duan të jenë edhe më tuje në garë për titull, ndërsa ferizajasit për mbijetesë. Ndërsa, Feronikeli luan si vendas ndaj Drenicës.

Kujtojmë se, të gjitha ndeshjet luhen nga ora 16:45. /21Media