Yjet me performanca të veçanta nga shtëpitë e tyre

Yjet me performanca të veçanta nga shtëpitë e tyre

Disa nga emrat më të njohur të muzikës kanë bashkuar forcat për të sjellë një koncert televiziv në nderim të punëtorëve shëndetësorë. Lady Gaga, Paul McCartney dhe Billie Eilish ishin në mesin e 100 artistëve që performuan nga shtëpitë e tyre, për shkak të izolimit nga koronavirusi. Madje edhe The Rolling Stones ia dolën që të sjellin performancën e tyre nga katër lokacione të ndara.

Eventi tetë-orësh po ashtu kishte storie të vërteta nga njerëzit në vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19.

Lady Gaga, e cila realizoi këtë lidhje, e quajti ngjarjen “një letër dashurie për botën”. Më tej u shpreh se muzikantët pjesëmarrës deshën “t’ua kthejnë dashurinë atyre që po ua dhurojnë”. 

I quajtur “One World: Together At Home”, ky koncert u organizua nga Global Citizen dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Filloi me duartrokitjet e njerëzve nga Franca, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, për stafin shëndetësor. 

Në mesin e yjeve që performuan ishte edhe Rita Ora, e cila para se të fillonte me interpretimin e këngës “I will never let you down”, kërkoi nga qytetarët të ndjekin udhëzimet e OBSH-së./21Media