Supremja probleme me ashensorë, tre gjykatës e tri zyrtare bllokohen për 40 min, iu dha ndihma mjekësore

Gjykata Supreme përmes një reagimi kanë ngreh shqetësim lidhur me kushtet e punës specifikisht mosfunksionimin e duhur te ashensorëve.

Kjo gjykatë njofton se gjatë ditës së sotme janë bllokuar për 40 minuta në ashensorë tre gjyqtarë dhe tri zyrtare të Gjykatës.

“Gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe stafi mbështetës tash e një vit janë duke punuar në kushte të pasigurta pune, si pasojë e ashensorëve të cilët bllokohen dhe lëvizin në mënyrë të pakontrolluar, e të cilët janë nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sot, për rreth 40 minuta janë bllokuar brenda ashensorit tre gjyqtarë dhe tri zyrtare të Gjykatës, dhe gjatë kësaj kohe ashensori ka pasur lëvizje të pakontrolluara dhe tronditëse. Gjyqtarët dhe stafi janë trajtuar nga stafi mjekësor i Ndihmës së Shpejtë dhe për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës

Në reagim Gjykata ka kërkuar që kjo çështje të mos neglizhohet.

“ Rastet e ngjashme të vitit të kaluar dhe rasti i sotëm shton nevojën që kjo cështje të mos neglizhohet më tutje, por të trajtohet me seriozitet dhe institucionet kompetente ta marrin seriozisht situatën dhe të krijojnë kushtet e punës duke siguruar se jeta e gjyqtarëve dhe stafit të Gjykatës është e sigurt.”, përfundon reagimi./21Media

Back to top button