Me një ndeshje shumë të rëndësishme për t’u luajtur në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetskit të mërkurën dhe me një ecuri pozitive në kampionat, Interi nuk e ka lënë anash edhe punën në tregun e lojtarëve për freskimin e skuadrës në dispozicion të trajnerit Antonio Conte.

“Neroazzurrët” po planifikonë një prurje të re për repartin e sulmit dhe sipas lajmeve të fundit nga “Sky Italia”, ata janë shumë afër mbylljes së marrëveshjes me skuadrën braziliane Fluminese për sulmuesin Marcos Paulo.

Operacioni për 19 vjeçarin pritet te mbyllet në afatin kalimtar të janarit dhe trajneri Antonio Conte e admiron shumë pasi ai luan si sulmues krahu dhe sulmues qëndror po ashtu.