Suso nuk e ka ndërmedn të largohet nga klubi

Suso nuk e ka ndërmedn të largohet nga klubi

Ylli i Milanit ka dhënë një intervistë për mediat italiane.

Këto vitet e fundit ka qenë ndoshta lojtari më i rëndësishëm për Milanin, dhe ndër të paktët lojtarë të Milanit që kanë pasur oferta të rëndësishme nëpër Evropë.

Megjithatë, spanjolli Suso tashmë nuk ka ndërmend të largohet dhe synimi i tij është kthimi në Ligën e Kampionëve me Rossonerët, siç deklaron sulmuesi duke folur për mediat në Itali.

“Milani duhet të luajë në Ligën e Kampionëve, nuk është një ëndërr, është një objektiv i detyruar për ne”, ka deklaruar Suso.

Madje ai thekson se janë në një moment të mirë ani pse kanë pasur dëmtime.

“Historia e thotë qartë, kjo skuadër duhet të luajë në elitën e futbollit evropian. Jemi në një moment të mirë, edhe pse kemi pasur shumë dëmtime, çka na ka vendosur në vështirësi të mëdha. Gattusso është shumë i rëndësishëm për këtë ekip, më ka dhënë dhe i kam dhënë shumë”, shprehet Suso për Sky Sport Italia.

Sipas susos, Gatusso ka bërë një punë të shkëlqyer në një situatë  jo të këndshme,  pasi që tre ndrimet pronësish në tre vite  sipas tij i heqin stabilitetin klubit gjithashtu edhe ekipit.