Suspendohen 3 zyrtarë policorë, s’respektuan masat anti-Covid
13 Dhjetor 2020
Tre zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Pejë janë suspenduar nga detyra për shkak të mos respektimit të masave anti-Covid.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i Policisë në Pejë, Veton Elshani.
Sipas policisë dy zyrtarë janë suspenduar nga detyra me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, ndërsa i treti është suspenduar nga Drejtoria e policië rajonale.
“Dy zyrtarë policorë janë suspendu me rekomandim të IPK-së ndërsa ne e kemi suspendu edhe mbikqyrësin e tyre”, ka thënë Elshani./21Media