Dy zyrtarë korrektues janë suspenduar për shkak të arratisjes së mbrëmshme të dy të miturve nga Qendra Korrektuese Lipjan.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërsi.

Dy të mitur janë arratisur nga Qendra Korrketuese Lipjan sonte rreth orës 17:35.  Qendra Korrektuese Lipjan njofton se të miturit, janë R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003. R. S , ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Grabitje, kurse A.K, ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor./21Media