Sveçla e Balla vizitojnë pikën kufitare në Vërmicë: Mes dy vendeve tona nuk do të ketë kontrolle për qytetarët,

Nga sot, me qëllim të realizimit në mënyrën më të mirë të mundshme të marrëveshjes për heqjen e kontrolleve kufitare për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë , do të aktivizohet korsia e veçantë e kalimit kufitar në Vërmicë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sveçla, gjatë  vizitës në këtë pikë kufitare ku ishte i pranishëm homologu i tij nga Shqipëria tha se mes dy vendeve tona nuk do të ketë kontrolle për qytetarët, por po punohet për të pasur sisteme të avancuara teknologjike që luftojnë ilegalitetet ndërkufitare.

Gjatë këtij takimi Sveçla tha se në shënim të përvjetorit të çlirimit të vendit tonë, janë shënuar edhe 20 vendkalime të veçanta për banorët e brezit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, në të cilat do të mundësohet lëvizja e lirë mes banorëve të atyre zonave./21Media

Back to top button