Sveçla e Bislimi festojnë 28 Nëntorin me policët në veri të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me zëvendëskryeministrim e parë të Kosovës, Besnik Bislimi e zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës kanë qëndruar të hënën në veri të vendit.
Nga atje, Sveçla ka publikuar fotografi në Facebook ku ka treguar se ka festuar me zyrtarët policorë Ditën e Flamurit.
“Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë. Me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm. Gëzuar festën!”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. 28 Nëntori i vitit 1912 shënoi një kthesë historike për popullin shqiptar, pasi që nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.
Shqipëria këtë vit shënon përvjetorin e 110 të pavarësisë./21Media

Back to top button